GREQI | NJË MURG RUS U DËNUA ME 2 VJET BURG + 5 MIJË € GJOBË PËR QËNDRIM TË PALIGJSHËM NË GREQI MBËSHTETUR MBI PARIMET JURIDIKE TË LIGJIT TË RI PËR IMIGRACIONIN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 16
- 1 min read

Athinë, Greqi | Një murg rus është dënuar me dy vjet burg dhe një gjobë prej 5000 eurosh sipas ligjit të ri të imigracionit në Greqi, pasi u shpall fajtor për qëndrim të paligjshëm në vend për tre vjet.
Megjithatë, dënimi nuk do të zbatohet, pasi murgu ka pranuar të largohet vullnetarisht nga Greqia.
Ai u arrestua në Aeroportin e Selanikut ndërsa përpiqej të udhëtonte për në Moskë nëpërmjet Stambollit, kur autoritetet zbuluan se atij i mungonin dokumente të vlefshme qëndrimi.
Hetimet zbuluan se ai kishte hyrë në Greqi në fillim të vitit 2022 me një leje qëndrimi dy-mujore.
Pasi ajo skadoi, ai vizitoi Malin Athos, ku mori një leje hyrjeje tre-ditore, por qëndroi në komunitetin manastiror vetëm për meshkuj për më shumë se tre vjet, duke banuar në manastirin ortodoks rus të Shën Pandeleimonit (Agios Panteleimonas).
“Planifikoja të kthehesha në vendin tim në vitin 2022, por nuk gjeta dot biletë”, i tha murgu gjykatës.
“Jetoja në Manastirin e Shën Pandeleimonit (Agios Panteleimonas). Tani dua të kthehem”, tha ai.
Ai shtoi se besonte se do të përballej vetëm me një gjobë të vogël për tejkalimin e afatit të vizës së tij.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments