GREQI: ME ÇMIMIN E ARIT QË SË FUNDI ËSHTË RRITUR NË MBI 2500 $ PËR ONS (28.34 GR) SHUMË PRONARË TË MONEDHAVE TË ARIT PO I SHESIN ATO | DISA PO BIEN VIKTIMA TË MASHTRIMIT NGA MONEDHAT E RREME.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Sep 1, 2024
- 1 min read
Athinë, Greqi | Me çmimin e arit që së fundi është rritur në mbi 2500 dollarë për ons (28.34 gr), shumë pronarë të monedhave të arit po i shesin ato.
Por kjo ofertë e lartë ende nuk mund të përputhet me kërkesën: në Greqi, blerjet e monedhave të arit nga janari në korrik arritën në 40000, dyfishi i shitjeve.
Ky është numri më i lartë i shitjeve që nga fillimi i krizës financiare, në vitin 2010, kur ari ishte shumë më i lirë.
Me rritjen e kërkesës, rastet e mashtrimit janë shtuar: Në qytetin e Patrës, një burrë shpenzoi 45000 euro për monedha ari që rezultuan të rreme.
Ekspertët këshillojnë që monedhat e arit të blihen vetëm nga Banka e Greqisë dhe Banka e Pireut, dy institucionet e autorizuara për këtë çështje.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)



















































Comments