GREQI | GENTIAN ÇIPI U SHPALL NË KËRKIM POLICOR.


Athinë, Greqi | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë (Ελληνική Αστυνομία) shpallën në kërkim policor:
1- Z. Gentian Çipi, me moshë 41 vjeç, nga fshati Dishnicë, Korçë.
Ai u arratis nga spitali i Seresit; ai ishte me masë sigurimi gjyqësore penale.
Ai u arrestua në muajin shtator të vitit 2025 i konsideruar si i përfshirë në të shtëna me armë zjarri ndaj një qytetari grek, në Selanik.
Bashkë me të u arrestuan:
1- Z. Enea Basholli, me moshë 31 vjeç, nga Korça.
2- Z. Kleo Topi, me moshë 24 vjec, nga Korça.
Gjatë kontrollit u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Armë zjarri automatike (krahu) dhe armë zjarri të shkurtra (brezi).
2- Municion luftarak (fishekë).
3- Zhurmëmbytës.
4- Mjete identifikimi të falsifikuara.
5- Mijëra € (rreth njëzet e tre mijë).
6- Rreth 31 kg hashash.
Si ndodhi arratisja?
Bashkëpunëtorët e tij, të maskuar si punonjës policie, çarmatosën punonjësit e Policisë së Burgjeve që e shoqëronin dhe e ndihmuan të arratisej.
Ai po transferohej në spital pasi kishte pretenduar se ndihej keq dhe duhej t'u nënshtrohej analizave.
Bashkëpunëtorët po e prisnin brenda në spital.
Policia vendore nisi operacion të madh për t'i ndaluar.
Tash për tash është gjetur një makinë me targa të falsifikuara, e cila po ekzaminohet për të parë nëse është përdorur për arratisjen e tyre.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









Comments