GREQI: AKTORI I HOLLIVUDIT MEL GIBSON PO VIZITON MANASTIRIN HISTORIK TË HILANDARIT (I NJOHUR EDHE SI MANASTIRI SERB).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 28, 2025
- 1 min read

Athinë, Greqi | Aktori 69-vjeçar i Hollivudit u prit në Manastirin e Shenjtë të Hilandarit (i njohur edhe si Manastiri serb), ku synon të qëndrojë për disa ditë, duke ndjekur programin manastiror dhe duke marrë pjesë në shërbesat e përditshme.
Ai vetë, thellësisht i prekur, thuhet se u deklaroi murgjve se:
1- “Nuk kam ndjerë kurrë një lidhje kaq të fortë me Zotin askund tjetër sa këtu”, duke zbuluar ndikimin shpirtëror që Athos ka mbi të.
Zgjedhja e Manastirit të Shenjtë të Hilandarit nuk ishte e rastësishme, pasi është një pikë referimi për pelegrinët nga e gjithë bota.
Murgjit e pritën me modesti, ndërsa burimet raportojnë se aktori Gibson dëshiron të shmangë publicitetin gjatë qëndrimit të tij.
Lajmi për praninë e tij në Shtetin Athonit po bën tashmë xhiron e botës, duke përforcuar rolin shpirtëror të Malit Athos si një destinacion global pelegrinazhi.
Kjo nuk është hera e parë që aktori Mel Gibson viziton Malin Athos.
Pasi drejtoi filmin shumë të diskutuar “Pasioni i Krishtit” (2004), iu drejtua Ortodoksizmit dhe kërkoi disa herë udhëzime shpirtërore në komunitetet ortodokse monastike.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments