top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GRAÇANICË; PRISHTINË | U PROCEDUAN PENALISHT LUKA DIMITRIJEVIÇ (DIMITRIJEVIĆ); JOVAN POPOVIÇ (POPOVIĆ); DORDE DENIÇ (ĐORĐE ĐENIĆ): NXITJE E URREJTJES.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 1 min read

Graçanicë, Prishtinë, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë shoqëruan për intervistim:

1- Z. Luka Dimitrijeviç (Dimitrijević), me moshë 23 vjeç.

2- Z. Jovan Popoviç (Popović), me moshë 24 vjeç.

3- Z. Dorde Deniç (Đorđe Đenić), me moshë 23 vjeç.

 

Ata gjendeshin në një automjet tip “Mazda”, me targa të Republikës së Serbisë, me ngjyrë të gjelbër.

 

Gjatë kontrollit të automjetit u konstatuan:

1- Mbishkrime me përmbajtje nacionaliste.

2- Një pajisje e dyshuar dron.

 

Ndaj tyre filluan hetimet penale paraprake në gjendje të lirë për shkelje penale të parashikuar si:

1- Nxitje e urrejtjes”.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page