top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GRAMSH: U ARRESTUA OLTJON SHTYLLA | I DËNUAR ME MBI 4 VJET BURG NË ITALI SI PJESËTAR I NJË ORGANIZATE KRIMINALE PËR TRAFIKIM TË LËNDËVE NARKOTIKE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Feb 15
  • 1 min read
ree

Gramsh, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Oltjon Shtylla, me anë të operaqcionit policor të koduar “Operacionalja 26”.

 

Ai rezulton i dënuar në Itali për trafikim të lëndëve narkotike.

 

Njoftim | Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, operacioni policor i koduar “Operacionalja 26”.

 

Arrestohet në Gramsh, një 39-vjeçar i dënuar me mbi 4 vjet burgim, në Itali, si pjesëtar i një organizate kriminale për trafikim të lëndëve narkotike.

 

Si rezultat i shkëmbimit të informacioneve dhe i koordinimit të punës, me homologët italianë, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale (Fast Albania), në kuadër të operacionit “Operacionalja 26”, lokalizuan në Gramsh dhe arrestuan provizorisht, shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar, Oltjon Shtylla, 39 vjeç.

 

Ai është dënuar nga Gjykata e Apelit e Firences, me 4 vjet e 8 muaj burgim, për trafikim të lëndëve narkotike, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

 

Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për të finalizuar procedurën e ekstradimit të këtij shtetasi, në Itali.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page