GRAMSH: DISA FËMIJË TË HELMUAR NGA USHQIMI ME SALMONELË.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 5 hours ago
- 1 min read

Gramsh, Shqipëri | Disa fëmijë të një kopshti u helmuan në Gramsh me ushqim me salmonelë.
Njoftim | Fillimisht në urgjencë është paraqitur një fëmijë me simptoma më të rënda me temperaturë të lartë, diarre dhe të vjella.
E referuam për ekzaminime te higjiena dhe analizat konfirmuan prezencë të bakterit salmonelë.
Më pas në spital mbërritën edhe dy fëmijë të tjerë me simptoma më të lehta frekuentues të kopshtit, ku analizat laboratorike konfirmuan sërish prezencë salmonele.
U krye menjëherë dezinfektimi i ambjenteve të kopshtit dhe në vijim të paktën në spital nuk janë paraqitur më raste fëmijësh me simptoma, deklaroi drejtoresha e Spitalit të Gramshit, Greta Lena.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments