GRA TË HUAJA QË BËNË HISTORI: AMELIA EARHART | MBAHET MEND PËR KARRIERËN E SAJ SI AVIATORE AMERIKANE DHE BËMAT E SAJ TË SHUMTA DERI NË ZHDUKJEN E SAJ MISTERIOZE (PËR TË CILËN QARKULLOJNË SHUMË TEORI).
- Agjencia Telegrafike Vox
- Mar 8
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Rebele, jokonformiste, disidente: Amelia Earhart (1897-1937) mbahet mend për karrierën e saj si aviatore dhe bëmat e saj të shumta, deri në zhdukjen e saj misterioze (për të cilën qarkullojnë shumë teori).
Ajo arriti të thyejë barrierat gjinore në botën e aviacionit të dominuar nga meshkujt.
Në vitin 1932, ajo u bë gruaja e parë që fluturoi pa ndalesë nëpër Shtetet e Bashkuara, duke u nisur nga Los Anxhelosi (Angeles) duke mbërritur në Njuark (Newark) të Xhersit të Ri (New Jersey).
Më pas ajo u bë aviatorja e parë femër që kaloi Paqësorin, nga Okllend (Oakland) në Honolulu, Hawaii.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments