GOOGLE MAPS DO TË RIEMËROJË GJIRIN E MEKSIKËS NË GJI TË AMERIKËS NË TERRITORIN E SHBA-ës NË PËRPUTHJE ME URDHËRESËN E PRESIDENTIT TRAMP | NË PJESËN TJETËR TË BOTËS GJIRI DO TË KETË EMËR TË DYFISHTË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 28
- 1 min read

Uashington, Amerikë | Google Maps do të riemërtojë Gjirin e Meksikës në Gjirin e Amerikës në Shtetet e Bashkuara, në përputhje me urdhrin ekzekutiv të presidentit amerikan Danlld Tramp (Donald Trump).
Në pjesën tjetër të botës, të dy emrat do të mund të përdoren.
Këtë e raporton gazeta britanike Rojtari (The Guardian), duke nënvizuar se emri do të mbetet Gjiri i Meksikës në Meksikë.
Edhe maja e Alaskës, Denali, mali më i lartë në Amerikën e Veriut, do të ndryshohet në mali MekKinli (McKinley) në Shtetet e Bashkuara, në përputhje me dispozitat e presidentit amerikan.
“Ne kemi një praktikë të gjatë të aplikimit të ndryshimeve të emrave kur ato janë përditësuar nga qeveria zyrtare”, tha Google në një postim në rrjetin social virtual Iks (X).
“Kur emrat zyrtarë ndryshojnë midis vendeve, përdoruesit e Maps shohin emrin e tyre zyrtar lokal, pjesa tjetër e botës i sheh të dy emrat gjithashtu”, tha Google Maps.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments