GOLEM; KAVAJË | VALJETA BENI U ARRESTUA; GJYKATA E SABADELLIT NË MBRETËRINË E SPANJËS I KA SHIQPTUAR MASË SIGURIMI “ARREST NË BURG” PËR SHTËPI BARI DHE VJEDHJE TË ENERGJISË; RREZIKON 6 VJET BURG.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jul 25
- 1 min read

Golem, Kavajë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Znj. Valjeta Beni, me moshë 54 vjeçe, banuese në Golem.
Njoftim | Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve në kërkim, kanë sigururar informacione për vendndodhjen e një shtetaseje në kërkim ndërkombëtar dhe mbi bazën e tyre kanë organizuar punën për kapjen e saj.
Si rezultat i bashkëpunimit me shërbimet e Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Durrës dhe i shkëmbimimit të informacioneve më Interpol Tiranën, u lokalizua dhe u arrestua shtetasja shqiptare V. B., 54 vjeçe, banuese në Golem.
E dyshuara ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Sabadell, me vendimin e datës 30 qershor 2025, i ka caktuar në mungesë masën e sigurisë "arrest në burg", për veprat penale "kultivimi i bimëve narkotike" dhe "vjedhja e energjisë elektrike", për të cilat maksimumi i dënimit është 6 vjet.
Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Spanjë, do të kryejë procedurat për ekstradimin e saj, pasi të jepet edhe masa e vlerësimit nga ana e Gjykatës, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)






























Comments