top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJYSËMHËNA E KUQE: TRE SHPËTIMTARË TË PËRFSHIRË NË KËRKIMIN E PRESIDENTIT RAISI JANË ZHDUKUR.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
May 19, 2024
2 min read

Londër, Britani e Madhe | Tre shpëtimtarë të përfshirë në kërkimin e helikopterit të rrëzuar me presidentin iranian Ebrahim Raisi në bord janë aktualisht të zhdukur.

 

Kështu ka bërë të ditur një zëdhënës i Gjysmëhënës së Kuqe.

 

Ekipet e kërkimit janë afër vendit ku mund të jetë rrëzuar helikopteri, shtoi zëdhënësi.

 

Operacionet me siguri do të ngadalësohen, saktësoi ai në fund, sepse pritet një rënie e theksuar e temperaturave me reshje të reja.

 

Ndërkohë, sipas raportimeve të mediave iraniane, lideri suprem iranian, Aiatollah Ali Khamenei, ka thirrur një mbledhje urgjente të Këshillit të Sigurimit të Iranit.

 

Autoritetet iraniane ende nuk kanë informacion mbi gjendjen e presidentit iranian Ebrahim Raisi pasi helikopteri me të cilin po udhëtonte pësoi një ulje të vështirë, në veriperëndim të vendit, përpara se të humbnin komunikimet për shkak të motit të keq.

 

Këtë e ka konfirmuar ministri i Brendshëm iranian, Ahmad Vahidi - i cituar nga mediat lokale.

 

Sipas “IRNA”, në bordin e helikopterit ishte edhe ministri i Jashtëm, Hossein Amiabdollahian.

 

Agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve “Tasnim’ e lidhur me Gardianët e Revolucionit Iranian (Pasdaran), raporton se karvani ajror presidencial përbëhej nga tre avionë, me ministra dhe zyrtarë të tjerë në bord.

 

Për momentin nuk dihen detaje të tjera për pasagjerët në bordin e mjetit fluturues. Pjesa më e madhe e flotës ajrore të Iranit daton para revolucionit islamik të vitit 1979 dhe sanksionet ndërkombëtare e bëjnë të vështirë gjetjen e pjesëve zëvendësuese.

 

Gjysmëhëna e Kuqe iraniane thotë se edhe dronët janë nisur për të ndihmuar në kërkim.

 

Duket - sipas mediave - se në zonë ka pasur mot të keq.

 

Nga ana e saj, agjencia iraniane e lajmeve “Tasnim”, e afërt me Gardianët e Revolucionit Islamik (pasdaran) raporton në iks (X) se për shkak të motit dhe mjegullës, helikopteri që transportonte presidentin duhej të bënte një ulje emergjente.

 

Televizioni shtetëror thotë se aksidenti ndodhi pranë Jolfës, një qytet në kufi me Azerbajxhanin, rreth 600 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit iranian, Teheranit.

 

Sot në mëngjes presidenti Raisi inauguroi digën Qiz Qalasi, e ndërtuar në lumin Aras, në kufi me Azerbajxhanin, me presidentin e Azerbajxhanit Ilham Alijev.

 

Videot e ekipeve të shpëtimit që po kërkojnë për avionin po qarkullojnë në transmetuesit iranianë dhe në transmetuesin e Katarit “Al Jazeera”.

 

Në video, ekipet e shpëtimit shihen në një zonë rurale me shikueshmëri të dobët.

 

Agjencia gjysmë zyrtare e lajmeve “Tasnim” e lidhur me Gardianët e Revolucionit Iranian (Pasdaran), publikoi hartën që tregon vendndodhjen ku do të vendosej helikopteri.

 

Ky është fshati Uzi, në pyllin Arasbaranin, në provincën Varzaqan, në rajonin e Azerbajxhanit Lindor, në Iranin veriperëndimor.

 

Ndërkohë media të ndryshme kanë kërkuar lutje për presidentin Raisi.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Want to read more?

Subscribe to 007vox.com to keep reading this exclusive post.

 
 
 

Recent Posts

See All

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page