top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJYSMA E VLORËS PA UJË NË MBRËMJEN E VITIT TË RI | UJËSJELLËSI PRETENDON SE AGJENTURA E KRIMIT ORDINER KA VJEDHUR NJË SARAÇINESKË ME FUNKSION KYÇ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Dec 31, 2025
  • 1 min read

Njoftim | Ujësjellës Kanalizime Rajoni Vlorë njofton se gjatë mesnatës së kaluar është grabitur saracineska e stacionit të ujësjellësit në lagjen “24 Maji”, zona pranë Stacionit të Trenit të Mallrave.


Si pasojë, ka pasur ndërprerje të furnizimit me ujë në zonat që furnizohen nga ky stacion:


Lagja 24 Maji (zona e Stacionit të Trenit të Mallrave).


Petrolifera.


TECI.


Porti i Peshkimit.


Zvërnec.


Grupet tona kanë ndërhyrë menjëherë pas konstatimit të rastit për zëvendësimin e saracineskës dhe rikthimin e furnizimit normal me ujë. Për këtë ngjarje është bërë denoncim pranë Policisë së Qarkut Vlorë.


U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të mbrojnë pronën publike dhe të mos e dëmtojnë atë, pasi këto veprime dëmtojnë gjithë komunitetin.


Faleminderit për mirëkuptimin, thuhet në njoftimin zyrtar.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page