VLORË | AGJENCIA E MBIKËQYRJES POLICORE EKZEKUTOI VENDIMIN E GJYKATËS SË VLORËS TË SHQIPTUAR NDAJ PUNONJËSIT TË POLICISË SË SHTETIT XHULJANO XHAFERRI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Dec 31, 2025
- 2 min read
Vlorë, Shqipëri | Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë - Gjirokastër) ekzekutoi vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, të shqiptuar ndaj punonjësit të Policisë së Shtetit Xhuljano Xhaferri.
Njoftim | Vlorë.
AMP ekzekuton vendimin e gjykatës për një punonjës policie i dyshuar për “Shpërdorim detyre”.
Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Vlorë - Gjirokastër) ka ekzekutuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, e cila ka caktuar masën e sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar në nenin 242 të Kodit të Pr. Penale, ndaj punonjësit të policisë Xh.Xh., me detyrë Specialist Hetimi në Seksionin kundër Trafiqeve pranë DVP Vlorë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Shpërdorim i detyrës” parashikuar në nenin 248 të Kodit Penal.
Cakti i masës së sigurisë u bë i mundur pasi punonjësi i policisë nuk ka përmbushur detyrat funksionale gjatë kryerjes së veprimeve në lidhje me një procedim penal të vitit 2024.
AMP mbetet e përkushtuar në misionin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe fton qytetarët të denoncojnë çdo rast të abuzimit apo shkeljes së ligjit nga ana e punonjësve të strukturave, duke telefonuar në numrin e gjelbër 0800 9090, ose duke dërguar Email në adresën ankesa@amp.gov.al.
Për ankesa me Whatsapp 0694151511.
Ose shkarkoni në Play Store dhe App Store aplikacionin “Agjencia Digjitale”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments