RRETH-RROTULLIMI I NARTËS; VLORË | U IDENTIFIKUAN IRFAN DALIPAJ; DRISILD DALIPAJ; FABIO DALIPAJ; SHERR ME DREJTORIN E IMT-së DHE ME NJË PUNONJËS TË POLICISË SË SHTETIT.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 2 min read

Rreth-Rrotullimi i Nartës, Vlorë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit identifikuan:
1- Z. Irfan Dalipaj, me moshë 58 vjeç.
2- Z. Drisild Dalipaj, me moshë 27 vjeç.
3- Z. Fabio Dalipaj, me moshë 23 vjeç (ati dhe djemtë).
Ata konsiderohen subjekte të përfshirë në një sherr me Drejtorin e Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit, një inspektor, si dhe punonjës të Policisë së Shtetit në Vlorë.
Si shkak i sherrit dyshohet një aksion i Policisë Bashkiake dhe Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit për lirimin e hapësirave publike; katër subjekte dyshohet se i sulmuan fizikisht për të mos lejuar lirimin e hapësirës publike.
Njoftim | Sot, rreth orës 12:20, shërbimet e Policisë janë njoftuar se në vendin e quajtur Rrethrrotullimi i Nartës ka ndodhur një konflikt ndërmjet punonjësve të INUV dhe shtetasve I. D., 58 vjeç, D. D., 27 vjeç dhe F. D., 23 vjeç.
Në afërsi të konfliktit kanë qenë duke kryer shërbim të planizuar dy punonjës të Qarkullimit Rrugor, të cilët kanë ndërhyrë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit dhe janë goditur fizikisht nga tre shtetasit e sipërpërmendur.
Gjatë ndërhyrjes dhe në përpjekje për të ndalur sulmin fizik, njëri prej punonjësve ka përdorur armën e shërbimit duke qëlluar në ajër, pa shkaktuar lëndime.
Si pasojë e dëmtimeve fizike të shkaktuara nga goditjet e tre shtetasve, dy punonjësit e Policisë janë dërguar në Spitalin Rajonal Vlorë, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje është ngritur grupi hetimor, i përbërë nga OPGJ i Prokurorisë dhe AMP, të cilët po vijojnë veprimet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)











































Comments