GJYKATA SUPREME E VENEZUELËS URDHËROI QË ZV/PRESIDENTJA DELSI (DELCY) RODRIGUEZ TË USHTROJË PËRKOHËSISHT FUNKSIONIN E PRESIDENTES.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 4 days ago
- 1 min read

Karakas, Venezuelë | Gjykata Supreme e Venezuelës ka urdhëruar Zv/Presidenten Delsi (Delcy) Rodriguez të marrë përsipër presidencën e përkohshme pas kapjes rob të Presidentit Nikolas Maduro nga ShBA-ës.
Gjykata vendosi që Zv/Presidentja Rodriguez merr dhe ushtron në një kapacitet të përgjegjshëm të gjitha atributet, detyrat dhe kompetencat e natyrshme në detyrën e Presidentit të Republikës Bolivariane të Venezuelës, me qëllim garantimin e vazhdimësisë administrative dhe mbrojtjes integrale të kombit.
Gjyqtarët ende nuk e kanë shpallur Presidentin Nikolas Maduro të shkarkuar përfundimisht nga detyra, gjë që do të kërkonte thirrjen e zgjedhjeve të parakohshme brenda 30 ditëve.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)






































Comments