GJYKATA E MOSKËS GJOBITI KOMPANINË APPLE | NUK HEQ LIBRIN “MAIN KAMPF” NGA “APPLE BOOKS”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jan 24, 2024
- 1 min read
Moskë, Federata Ruse | Gjykata e Moskës ka gjobitur kompaninë amerikane Apple me 800000 rubla (8300 euro) për refuzimin e fshirjes së librit “Mein Kampf”, ese autobiografike e z. Adolf Hitler, nga aplikacioni Apple Books.
Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e shtypit “Tass”.
Seanca gjyqësore u zhvillua me dyer të mbyllura me iniciativën e Apple, pasi në çështje kishte materiale që përfaqësonin sekret tregtar.
Në vitin 2010, autoritetet ruse e shpallën “Mein Kampf” ekstremist, dhe për pasojë shpërndarja e tij në vend u ndalua.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)


























Comments