GJYKATA E MALIT DËNOI ISH-KRYEMINISTRIN MUSA (MOUSSA) MARA ME DY VJET BURG PËR NJË POSTIM KRITIK NË RRJETET SOCIALE VIRTUALE.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 3 hours ago
- 1 min read

Bamako, Mali | “Një gjykatë në Mali ka dënuar ish-kryeministrin Musa (Moussa) Mara me dy vjet heqje lirie për një postim në rrjetet sociale virtuale, me anë të cilit, kritikonte sundimtarët ushtarakë për ngushtimin e hapësirës demokratike në kombin e Afrikës Perëndimore”, tha avokati i tij të hënën.
Ish-Kryeministri Mara është ndër të paktat figura publike që e vënë hapur në pikëpyetje qeverinë ushtarake të z. Assimi Goita, e cila, më parë këtë vit shpërbëu partitë politike dhe i dha vetes një mandat të ri pesëvjeçar pa zgjedhje.
Avokati i tij, Muntaga Toll (Mountaga Tall), postoi në faqen e medias sociale virtuale Iks (X) se ish-Kryeministri Mara ishte gjobitur gjithashtu me 500000 CFA (887.10 dollarë).
Organizata jo-qeveritare Amnesty International tha në një deklaratë se dënimi i tij ishte pjesë e një goditjeje më të gjerë ndaj disidentëve, duke përmendur disa shembuj të gazetarëve dhe aktivistëve që ishin ndaluar pasi kritikuan sundimtarët ushtarakë të Malit.
“Në vend që t'i mbyllin gojën kritikëve, autoritetet duhet të ndalojnë shtypjen në rritje të mospajtimit paqësor dhe praktikave autoritare”, thuhet në deklaratë.
Qeveria e Malit nuk bëri koment dhe zëdhënësit e prokurorisë nuk mund të kontaktoheshin për komente.
Sundimtarët e Malit përballen me një sfidë në rritje që ka të bëjë me përmbajtjen e një kryengritjeje xhihadiste të rigjallëruar.
Në javët e fundit, militantët e lidhur me Al Kaedën janë përpjekur të ndërpresin furnizimet me karburant në kombin pa dalje në det, duke i detyruar shkollat të mbyllen deri në mesin e muajit nëntor.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments