top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJYKATA ADMINISTRATIVE NË MARSEJË RRËZOI NDALIMIN E VESHJES SË BURKËS NË PLAZHET E RIVIERËS FRANCEZE | KRYETARI I BASHKISË SË QYTETIT THA SE BURKA SHKEL PARIMIN E ARKIMEDIT.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 17
  • 2 min read
ree

Paris, Francë | Gjykata Administrative në Marsejë vendosi që një ndalim vendor për veshjen e burkës shkel të drejtat themelore në një mënyrë serioze dhe të paligjshme.


Vendimi erdhi pas një konfrontimi midis policisë dhe një gruaje myslimane që mbante veshur rroba banje fetare, gjë që shkaktoi debat publik.


Gjykata rrëzoi një urdhër vendor të lëshuar nga kryetari i bashkisë së një qyteti në Rivierën franceze, i cili, ndalonte notin me burkë - një kostum banje që mbulon të gjithë trupin, të cilin, shpesh e veshin gratë myslimane.


Gjyqtarët zbuluan se urdhri përbën një shkelje të rëndë dhe të paligjshme të të drejtave themelore dhe nuk mund të justifikohej nga shqetësime legjitime për sigurinë ose shëndetin.


Z. René-Fronsua Karpentier (François Carpentier), kryetari i bashkisë së qytetit, e kishte mbrojtur urdhrin për arsye sigurie, duke argumentuar se rrobat e banjës që mbulojnë të gjithë trupin nuk ofrojnë lundrueshmëri të mjaftueshme, sipas parimit të Arkimedit.


Ai pretendoi se rroba të tilla banje rrisin rrezikun e mbytjes, duke paraqitur kështu rrezik për notarët dhe ekipet e shpëtimit.


NDALIMI I DISKUTUESHËM NË FRANCË.


I lëshuar në qershor të vitit 2024, ndalimi kaloi kryesisht pa u vënë re deri në fillim të këtij muaji, kur një gruaje myslimane 18-vjeçare nga Marseja iu kërkua të largohej nga uji pasi u pa e veshur me një burkë.


Sipas vëllait të saj binjak, i cili, ishte me të në plazh, inspektorët komunalë e urdhëruan të largohej nga deti.


Kur familja pyeti se çfarë kishte ndodhur, oficerët i informuan se rrobat e saj të banjës nuk lejoheshin.


Vëllai tha se incidenti çoi në një debat të nxehtë midis plazhistëve, disa prej të cilëve, mbështetën familjen.


Përforcime të policisë u thirrën në vendngjarje dhe e kërcënuan familjen me gjobë nëse nuk largoheshin.


Gruaja e re thuhet se u prek thellë nga përvoja dhe më vonë u tërhoq dhe shmangu ndërveprimet shoqërore, duke refuzuar të fliste për atë që kishte ndodhur.


Organizatat e të drejtave të njeriut kritikuan përdorimin nga kryetari i bashkisë të parimit të Arkimedit si justifikim për ndalimin, duke e quajtur atë një justifikim të fshehur për diskriminim fetar.


Në përgjigje të një peticioni nga Lidhja për të Drejtat e Njeriut, gjykata vendosi që autoritetet vendoree mund të ndalojnë veshje specifike vetëm kur ekziston një kërcënim i vërtetë për rendin publik, të cilin gjykata e gjeti të munguar në këtë rast.


Vendimi ka rindezur debatin e vazhdueshëm në Francë mbi veshjet fetare në hapësirat publike.


Në vitet e fundit, Franca ka ndaluar veshjen e hixhabeve në shkollat publike (2004) dhe të burkave dhe nikabëve në hapësirat publike (2011), duke argumentuar se veshje të tilla bien ndesh me parimet laike të vendit dhe shqetësimet për sigurinë.


Ndërsa mbrojtësit e të drejtave të njeriut e përshëndetën vendimin e gjykatës, të tjerë, si z. Onzh-Pier (Ange-Pierre) Vivoni, kryetari i bashkisë së Siskos (Siscos), në Korsikë, i cili, më parë kishte ndaluar burkën pas një përleshjeje, shprehu zhgënjim.


Ai akuzoi kryetarin e bashkisë së Le Rove se iu dorëzua ekstremistëve dhe pretendoi se ai thjesht po përpiqej të shmangte polemikat.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page