top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJKKO LA NË FUQI MASËN ARREST ME BURG PËR LAERT HAXHIUN.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 5, 2024
  • 2 min read
ree

Tiranë, Shqipëri | Gjykata Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organzuar (GJKKO) shqiptoi se masat e sigurimit “arrest me burg” ndaj z. Laert Haxhiu - i dënuar me heqje të përjetshme të lirisë për “Masakrën e Lushnjes”.

 

Seancat në GJKKO u bënë të ndara, ndërkohë qe vetë z. Haxhiu dhe avokati i tij mbrojtës kanë mbajtur qëndrim mohues edhe për ngjarjen e Lushnjes dhe për dëshmitë e z. Tafanit, ku ata pretendojnë se nuk kanë njohje me të.

 

Z. Laert Haxhiu u ekstradua nga Greqia më 3 korrik 2024.

 

Ai rezulton i dënuar me burgim të përjetshëm për një sërë veprash penale, konkretisht:

1- Grupi i strukturuar kriminal”.

2-Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal”.

3-Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.

4-Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

5-Prishja e qetësisë publike”.

 

Gjykata e Posaçme e dënoi me heqje të përjetshme të lirisë në muajin prill të vitit 2024.

 

Ai u shpall fajtor për ngjarjen e ndodhur në Lushnje në muajin tetor të vitit 2017 (të vrarë mbtetën z. Jurgen Hoxha, z. Zamir Latifi dhe u plagosën dy veta të tjerë).

 

Z. Haxhiut u lakua edhe nga dëshmitë e z. Artan Tafanit (i cili kallëzoi se grupi i z. Haxhiu ka organizuar disa vrasje dhe disa akte kriminale që kanë ndodhur në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Korçë).

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page