GJKKO-ja LA NË FUQI MASAT E SIGURIMIT VETJAK PËR ZV/KRYEMINISTREN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË BELINDA BALLUKU; GENTIAN GJYLIN (KREU I ARRSH-së); ERALD ELEZIN (DREJTOR I KESH-it) | VENDIMI I PLOTË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 days ago
- 7 min read

Tiranë, Shqipëri | Gjykata e kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GjKKO) la në fuqi masat e sigurimit vetjak ndaj:
1- Zv/Kryeministres së Republikës së Shqipërisë Belinda Balluku.
1- Z. Gentian Gjyli (kreu i ARrSh-së).
3- Z. Erald Elezi (Drejtor i KESh-it).


Vendim | Kërkuesi Prokuroria e Posaçne kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 21.11.2025 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrja në pyetje dhe verifikimi i kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues dhe ndalues, caktuar me vendimin Nr. 118, datë 19.11.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë Për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj të pandehurve Belinda Balluku, Gentian Gjyli dhe Erald Elezi”.
Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, me vendimin nr. 120, datë 22.11.2025, vendosi:
Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Ndalimi i daljes jashtë shtetit” dhe masës së sigurimit personal me karakter ndalues “Pezullimi i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik”, (si Zv. Kryeministër i Republikës së Shqipërisë dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë), të parashikuara nga nenet 233 dhe 242 të K.Pr.Penale, ndaj të pandehurës Belinda Balluku, të caktuara me vendimin nr. 118, dt. 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj të pandehurit Gentian Gjyli, e caktuar me vendimin nr. 118, dt. 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, ndaj të pandehurit Erald Elezi, e caktuar me vendimin nr. 118, dt. 19.11.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Saktësimin e adresës së zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi” duke urdhëruar të pandehurin Erald Elezi që të mos largohet nga banesa e tij që ndodhet në qytetin e **** me adresë: ****
Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dhe shërbimet e policisë gjyqësore për zbatimin e këtij vendimi.
Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar brënda 5 ditëve, nga njoftimi i vendimit të gjykatës.
Tiranë, më datë 22.11.2025.
Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, thuhet në njoftimin zyrtar.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Lajm në përditësim, …
Tiranë, Shqipëri | Janë bërë publike pjesë nga komunikimet e Zv/Kryeministres së Republikës së Shqipërisë Belinda Balluku dhe vartësit të saj Ervin Berberi që gjenden në aktet proceduriale penale në ngarkim të tyre, të cilat Agjencia Telegrafike Vox (Voks) po i sjell për interes të publikut në trajtë të përmbledhur.
Deklarata | Nga akti i ekspertimit nr. 195, datë 26.09.2024, të aparatit celular "Blackberry", model "BBF100-6", të sekuestruar shtetasit Evis Berberi, nga nxjerrja e të dhënave teknike kompjuterike që përmban ky aparat celular kanë rezultuar komunikime ndërmjet shtetasve Belinda Balluku, Evis Berberi dhe Ilir Shtufi, si më poshtë:
Në datën 10.09.2021, në orën 10:46, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin "Hajde tek une ne II. Në orën 10:46.
Evis Berberi: "Erdha". Në orën 13:00-13:01.
Belinda Balluku: "Cdo gje ok Lenci me pellumb Prite pak ilir shtufin e nova dhe beja te qarte qe shkon me eut Dhe mos ta shoh ne vend tjeter Punet I ke me gim thuaj jo me mua".
Në orën 13:01. Evis Berberi: "Ok".
Menjëherë pas këtij komunikimi, po në datën 10.09.2021, shtetasi Evis Berberi komunikon me shtetasin Ilir Shtufi, ku në orën 13:54-13:55, shtetasi Ilir Shtufi i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhet "persh si te kam.. ilir shtufi nova jam. te tak pak mkan then kure mundesh".
Në orën 14:07, Evis Berberi: "Hajde kalo". Në orën 14:07. Ilir Shtufi: "ok 10 min".
Menjëherë pas këtij komunikimi, po në datën 10.09.2021 shtetasi Evis Berberi komunikon me shtetasen Belinda Balluku, ku në orën 15:09, Evis Berberi: "E takova ok" (me këtë mesazh shtetasi Evis Berberi i referohet mesazhit të mëparshëm të shtetases Belinda Balluku me tekst "Prite pak ilir shtufin e nova dhe beja te qarte qe shkon me eut").
Në orën 21:44-21:45, Belinda Balluku: "Ke nje miranda tek prokurimet Pamfleti ka te gjithe listen e kompanive fituese tek U.
Në orën 21:47. Evis Berberi: "Miranda ka qene tere kohes te prokurimet. Miranda ska dijeni per emrat".
Në orën 21:49. Belinda Balluku: "Po mire, gicje kush.
Në orën 22:13-22:14, Evis Berberi: "Asnje se ka listen ska si ta kene. Pamfleti e ka nxjerre listen apo eshte info. Vetem po te kene qelluar ne shenje me hamendesim se dhe sot kishte ndryshime. Me duket e habitshme pasi vetem une e di. Per cdo lat kane marre kritere ne leter te shtypur pa emer.
135. Në lidhje me bisedat e mësipërme, nga hetimi rezulton se shoqëria "Nova Construction 2012 sh.p.k (me pronar shtetasin Ilir Shtufi), në datën 14.09.2021 (4 ditë pas komunikimeve të mësipërme), ka lidhur kontratë bashkëpunimi me shoqëritë "Euroteorema Peqin" sh.p.k dhe "PE-VLA-KU" sh.p.k. për të marrë pjesë në procedurën e prokurimit me nr. REF-02817-08-13-2021, me objekt "Ndërtimi Lonazes së Jashtme Tirane Loti ku dhe janë shpallur fitues të kësaj procedure prokurimi.
Gjithashtu, evidentohet fakti se ende pa u mbyllur faza e dorëzimit të ofertave nga shoqëritë pjesëmarrëse (afati i fundit për dorëzimin e ofertave ka qenë data 15.09.2021), pra, pa u evidentuar shoqëritë pjesëmarrëse në procedurat e prokurimit, shtetasit Belinda Balluku dhe Evis Berberi kanë pasur dijeni për fituesin e paracaktuar të procedurës së prokurimit, pasi ju ishin dhënë kriteret më parë.
Nga shqyrtimi i dokumentacionit që operatori ekonomik fitues ka ngarkuar elektronik të Agjencisë së Prokurimit Publik, rezulton se ky operator ekonomik i shpallur fitues i kësaj procedure prokurimi, nuk ka plotësuar kriterin e vendosur në dokumentacionin standard të tenderit, si më poshtë: Në kriterin 2.3.1 të dokumenteve standarde të tenderit, tek "Kriteret e Veçanta të Kualifikimit", "Kapaciteti teknik", është përcaktuar se: "Operatori ekonomik duhet të paraqesë dëshmi për përvojën e mëparshme të ngjashme: a) punë të ngjashme për një objekt të vetëm në një vlerë jo më të vogël se 50% e vlerës së përllogaritur të kontratës që prokurohet dhe që është realizuar gjatë pesë viteve të fundit, nga data e shpalljes së njoftimit të kontratës, ose b) punë të ngjashme deri në një kufi, ku vlera monetare totale e punëve të kryera, e marrë së bashku gjatë pesë viteve të fundit, është jo më e vogël se dyfishi i vlerës limit të kontratës që prokurohet.
Në datën 28.10.2021, në orën 12:44, në aplikacionin "ËhatsApp", shtetasja Belinda Balluku i përcjellë (forëarded) shtetasit Evis Berberi mesazhin "Civil Cons".
Në orën 12:44, Evis Berberi: "?".
Në orën 12:44, Belinda Balluku i përcjellë (forëarded) shtetasit Evis Berberi mesazhin "Ka dhe nje firme konsulence per projektim supervizim me korab alikon. Jane supervizor tek porto romanо".
Në orën 12:45, Evis Berberi: "Po jane te Porto romano".
Në orën 12:45, Belinda Balluku: "Kte e ka Lefter Geshtenja, deputet I librazhdit I PD".
Në orën 12:46, Evis Berberi: "Ok".
Më pas, në orën 12:48, në aplikacionin "Signal Private Messenger", shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin "Urgjente apo ne te ardhmen?".
Në orën 12:50, Belinda Balluku: "Jo, jo po mos ta shoh te marr tjeter pune ne rep e shqiperise".
Në orën 12:50, Evis Berberi: "Eshte e lehte".
Në datën 01.10.2021, në orën 10:47, shtetasja Belinda Balluku i dërgon shtetasit Evis Berberi mesazhin "Behu gati per unazat te henen ne mengjes".
Në orën 10:48, Evis Berberi: "Njoftimin? Apo inspektim".
Në orën 10:48, Belinda Balluku: "Njoftimin more".
Në orën 10:48-10:49, Evis Berberi: "Jo sot ne darke? Ska ndryshim?".
Në orën 10:49, Belinda Balluku: "A do ti nxjerresh ne darke sot? Shume mire Por do te te them".
Në orën 10:50, Evis Berberi: "Ok po pres po mé duhen 3 ore kohe nese ka ndryshime".
Në orën 10:52, Belinda Balluku: "Asnje ndryshim".
Në orën 10:52, Evis Berberi: "Ok".
Në orën 10:52, Belinda Balluku: “Thjeshte te bej kengen Por jam ne kukes".
Në orën 16:12 Evis Berberi: “Unazat nga ora 10 e darkes".
Në orën 21:18, Evis Berberi: "Te vazhdojme apo te presim per neser".
Në orën 21:31-21:32, Belinda Balluku: "Jo, te mërkurën Ikni shijoni fundjavën Merruni me pune serioze Ke nje plehre aty qe flet".
Në orën 21:33, Evis Berberi: "Cfare ka dale Ok te merkuren".
Në datën 05.10.2021, në orën 12:50, shtetasi Evis Berberi i dërgon shtetases Belinda Balluku mesazhin "Ka ardhur Stop dhe kerkon informacion per proceduren e prokurimit Loti 1 (Shqiponja).
I thame bej kerkese me shkrim te marresh pergjigje e beri, kerkojne te dine nese eshte shpallur fituesi, ka pasur ankesa, nese nuk eshte shpallur pse jo? Ben dhe nje kronike jashte dhe iken".
Në orën 12:50-12:51, Belinda Balluku: "Te plasi trapi Bej punen dhe zbato ligjin Kur te te vi ty afati i pergjigjes, do kesh mbaruar me procedurat Neser publikoji te gjitha ne darke`.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)












































Comments