GJIROKASTËR | U ARRESTUAN DORI KRAJA DHE INDRIT GJONI (BANUES NË TIRANË); TRAFIK EMIGRANTËSH NGA NEPALI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 7 hours ago
- 2 min read

Gjirokastër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Dori Kraja, me moshë 23 vjeç.
2- Z. Indrit Gjoni, me moshë 22 vjeç.
Njoftim | DVP Gjirokastër.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Attempt 5”.
Ndihmonin emigrantë nga Vendet e Treta, që të kalonin ilegalisht kufijtë, duke i transportuar me automjet, kundrejt pagesës, identifikohen dhe arrestohen 2 shtetas.
Njëri prej tyre u kap në flagrancë duke transportuar me automjet, nga Tirana në Sarandë, disa emigrantë nga Nepali, që synonin të kalonin ilegalisht në Greqi.
Shtetasi tjetër, organizatori i kësaj veprimtarie kriminale, u kap në bashkëpunim me shërbimet e Policisë së Tiranës.
Sekuestrohen automjeti dhe 2 celularë.
Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë policore, kanë organizuar dhe finalizuar në bashkëpunim me Sektorin e Policisë Rrugore dhe Sektorin Operacional të DVP Gjirokastër, operacionin policor të koduar "Attempt 5", si rezultat i të cilit u arrestua shtetasit:
D. K., 23 vjeç dhe I. Gj., 22 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Shtetasi D. K., u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore, në aksin rrugor "Levan-Tepelenë", duke drejtuar automjetin tip "Audi", pa leje drejtimi, po transportonte kundrejt pagesës, në drejtim të Sarandës, disa emigrantë nga Nepali që synonin të kalonin ilegalisht kufirin me Greqinë.
Nga hetimet dyshohet se shtetasi I. Gj. ishte organizatori i kësaj veprimtarie kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.
#nëshërbimtëqytetarëve👮️🤝🙍️, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments