AKSI RRUGOR “KAKAVIJE-GJIROKASTËR” | U ARRESTUAN DENIS MEMA DHE ROBERT DEMIRAJ; MALLRA KONTRABANDË NGA GREQIA NË SHQIPËRI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 10
- 2 min read

Aksi rrugor “Kakavije-Gjirokastër”; Gjirokastër, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Denis Mema.
2- Z. Robert Demiraj.
Njoftim | Gjirokastër.
Goditet nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në DVP Gjirokastër, një rast i kontabandës së mallrave.
U kapën në flagrancë në aksin rrugor “Kakavije-Gjirokastër”, duke transportuar me autobus, mallra të ndryshme të kontrabanduara nga Greqia, vihen në pranga 2 shtetas.
Sekuestrohen mallrat e kontrabanduara (produkte deti, medikamente dhe veshje), me vlerë të konsiderueshme dhe autobusi.
Procedohet penalisht një doganier i Degës Doganore Kakavijë, për shpërdorim detyre.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në bashkëpunim me Sektorin Operacional të DVP Gjirokastër, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave, goditën një rast të kontrabandimit të mallrave nga Greqia.
Për këtë rast u vunë në pranga shtetasit D. M., 45 vjeç, banues në Tiranë dhe R. D., 54 vjeç, banues në Vlorë, për veprat penale "Kontrabanda me mallra të tjera" dhe “Kontrabanda me mallra të ndaluara ose të kufizuara”.
Në aksin rrugor “Kakavije-Gjirokastër”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar autobusin që këta shtetas e drejtonin me radhë. Gjatë kontrollit në autobus janë gjetur kuti me produkte të ndryshme deti, me peshë rreth 178 kg, 45 kuti me medikamente dhe 159 kuti me këpucë të markave të ndryshme, të cilat dyshohet se i këta shtetas i kanë kontrabanduar nga Greqia.
Në vijim të veprimeve për këtë rast, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin E. H., 40 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë doganier në Degën Doganore Kakavije, për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës".
Mallrat dhe autobusi u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)














































Comments