GJIROKASTËR | U ARRESTUA LUÇIANO MAHILAJ; U ZHVATI PARE 35 BIZNESEVE DUKE U PARAQITUR SI INSPEKTOR I TATIM-TAKSAVE; SI INSPEKTOR I IKMT-së; SI INSPEKTOR I AKU-së.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 2 min read

Gjirokastër, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Luçiano Mahilaj.
Njoftim | DVP Gjirokastër.
Finalizohet, si rezultat i një hetimi njëmujor, operacioni i koduar “The End”. Goditet një rast i mashtrimit dhe i përvetësimit të detyrës shtetërore.
Operacioni u finalizua nga Seksioni për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër.
✅ Kishte mashtruar mbi 35 biznese dhe subjekte tregtare në qytete të ndryshme, duke u prezantuar si punonjës i IKMT-së, AKU-së, Tatim-Taksave etj., arrestohet 26-vjeçari.
Nga veprimet e tij, ai përfitonte shuma që varionin nga 200 deri në 600 euro për çdo rast.
✅ 26-vjeçari u kap në flagrancë duke marrë një shumë prej 56 000 lekë të reja nga një shtetas, në qytetin e Sarandës.
Sekuestrohet shuma e parave.
Si rezultat i një hetimi të kryer me metoda proaktive, në koordinim me Prokurorinë e Gjirokastrës, për dokumentimin e veprimtarisë kriminale të një shtetasi i cili mashtronte bizneset dhe subjektet tregtare duke u paraqitur si punonjës i IKMT-së, AKU-së, Tatim-Taksave etj., specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare, në bashkëpunim me Sektorin Operacional të DVP Gjirokastër dhe me Komisariatin e Policisë Sarandë, finalizuan operacionin e koduar “The End”.
Gjatë këtij operacioni, u kap në flagrancë, në qytetin e Sarandës, duke marrë nëpërmjet mashtrimit një shumë prej 56 000 lekë të reja nga një shtetas, dhe u vu në pranga shtetasi L. M., 26 vjeç, banues në Sarandë.
Nga hetimet e kryera është dokumentuar se shtetasi L. M., ka mashtruar, me qëllim përvetësimin e shumave të parave, 35 biznese dhe subjekte tregtare në qytete të ndryshme si në Gjirokastër, Tepelenë, Përmet, Vlorë, Himarë, Orikum, Fier, Berat etj, ku për çdo rast përfitonte shuma nga 200 deri në 600 euro.
Vijon hetimi me qëllim dokumentimin ligjor të kësaj veprimtarie.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër falënderon drejtuesit e IKMT-së dhe qytetarët për bashkëpunimin dhe denoncimin e këtij rasti të mashtrimit, që çoi në dokumentimin e të gjitha rasteve dhe arrestimin në flagrancë të këtij shtetasi, si dhe i inkurajon qytetarët të vijojnë të denoncojnë çdo rast të paligjshmërisë, me garancinë e një reagimi të shpejtë, të paanshëm dhe në përputhje me ligjin.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments