PIKA E KALIMIT KUFITAR KAKAVIJË; GJIROKASTËR | ISH-DREJTORI I DREJTORISË SË SHËRBIMEVE KOMUNITARE NË BASHKINË E GJIROKASTRËS ADRIATIK ONJEA U ARRESTUA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read

Pika e Kalimit Kufitar Kakavijë, Gjirokastër, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Ish-Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Komunitare në Bashkinë e Gjirokastrës, Adriatik Onjea.
Ai ishte i shpallur në kërkim policor për shpërdorim detyre dhe prishje provash, në lidhje me një ngjarje të ndodhur më 3 mars 2025, në lagjen “Zinxhiria”, në Gjirokastër, ku një punëmarrës vdiq, pasi u rrëzua nga kati i dytë i një objekti.
Pas ngjarjes, ai ishte arratisur drejt Janinës, edhe pse ndaj tij ishte shqiptuar masa e sigurimit vetjak “arrest me burg”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)















Comments