top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJILAN: INSPEKTORATI POLICOR I KOSOVËS PEZULLOI NGA DETYRAT PUNONJËSIT E POLICISË SË REPUBLIKËS SË KOSOVËS BEKIM SABEDINI; ARDIAN DEMIRI; METUSH ARIFI; SHABAN HAJDARAJ.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Aug 11
  • 1 min read
ree

Gjilan, Republika e Kosovës | Inspektorati Policor i Kosovës pezulloi nga detyrat punonjësit e Policisë së Republikës së Kosovës:

1- Z. Bekim Sabedini.

2- Z. Ardian Demiri.

3- Z. Metush Arifi.

4- Z. Shaban Hajdaraj.

 

Pezullimi i tyre lidhet me një hetim penal paraprak në kuadër të të cilit do të hetohet nëse ka pasur ndonjë lëshim apo përfshirjeje të mundshme të ndonjë pjesëtari të Policisë së Republikës së Kosovës në veprimtarinë kriminale për vrasjen e trefishtë në Gjilan.

 

Njoftim | Inspektorati Policor i Kosovës, në koordinim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore Gjilan është duke zhvilluar hetime penale paraprake ndaj të lartcekurve lidhur me dyshime për përfshirje në veprimtari të kundërligjshme me elemente të veprës penale.

 

Hetimet janë në fazën fillestare dhe përfshijnë mbledhjen e provave materiale, marrjen e deklaratave dhe veprime të tjera procedurale, thuhet shkurtimisht në njoftimin zyrtar.

 

Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit


Në lidhje me vrasjen e trefishtë të ndodhur në Gjilan Agjencia Telegrafike Vox (Voks) botoi një artikull që mund të gjendet duke trokitur (klikuar) këtu: 👇👇👇


 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page