RRUGA “AFRIM MALIQI”; GJILAN | RAMADAN HAMITI U ARRESTUA; DY VEPRA PENALE.
- Agjencia Telegrafike Vox
- Aug 8
- 1 min read

Rruga “Afrim Maliqi”, Gjilan, Republika e Kosovës | Strukturat vendore të Policisë arrestuan:
1- Z. Ramadan Hamiti.
Ai konsiderohet doras në të shtënat me armë zjarri të ndodhura rreth orës 14:45, të datës 04.08.2025.
Gjatë kontrollit iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale me karakter kompromentues penal:
1- Një armë zjarri e shkurtër (brezi).
2- Një karikator.
3- Municion luftarak (një fishek).
Ndaj tij filluan hetimet penale paraprake për shkelje penale të parashikuar si:
1- “Armëmbajtje pa leje dhe shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
2- “Armëmbajtje pa leje dhe përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments