GJERMANI: SHEFI I SHTABIT DETAR MBRON EKUIPAZHIN E FREGATËS “HESSEN”.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 29, 2024
- 2 min read
Berlin, Gjermani | Shefi i Shtabit të Marinës Gjermane, Zëvendës Admirali Jan Kristian kak (Christian Kaack), mbrojti ekuipazhin e fregatës “Hessen”, e cila, lëshoi dy raketa kundërajrore kundër një droni amerikan Reaper, në Detin e Kuq.
Në veçanti, z. Kak deklaroi: “Procedura ishte sipas librit, droni ishte klasifikuar qartë si armiqësor”.
Zëvendësadmirali shtoi se ai do të ishte sjellë pikërisht si komandanti i fregatës “Hessen”, që dha urdhrin për të hapur zjarr, kapiteni i fregatës Volker Kuebsh (Kuebsch).
Dje, fregata gjermane “Hessen”, e vendosur në Detin e Kuq, si pjesë e operacionit të BE-së Eunavfor Aspides, hapi zjarr ndaj një droni të Shteteve të Bashkuara Reaper.
Avioni i pilotuar nga distanca nuk u rrëzua për shkak të një mosfunksionimi në artilerinë e anijes luftarake.
Në fakt, dy raketa kundërajrore të lëshuara nga “Hessen” ranë në det pa goditur objektivin.
Pasi kapi dronin në radarin e saj, fregata kontaktoi marinën amerikane, e cila, tha se nuk ishte në dijeni të pranisë së një Reaper në zonë.
“Hessen” më pas lëshoi dy raketa në dronin, duke e humbur atë.
Ministria gjermane e Mbrojtjes kishte komentuar incidentin pa dhënë detaje, duke komunikuar se “çështja u zgjidh pasi nuk ishte një dron armiqësor, siç u bë e qartë vetëm më vonë”.
Ministria nuk kishte bërë të ditur se cilit shtet aleat i ishte caktuar avioni më pas.
Më parë, fregata kishte rrëzuar dy dronë të Huthive, milicëve shiitë të Jemenit, të cilët e kishin sulmuar atë.
Siç theksohet nga burime ushtarake, incidenti Reaper nxjerr në pah koordinimin midis Aspides dhe Poseidon Archer, operacionit të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe në Detin e Kuq.
Të dy misionet synojnë të garantojnë sigurinë dhe të garantojnë lirinë e lundrimit në zonë.
Ndërsa Aspides është ekskluzivisht në natyrë mbrojtëse, Poseidon Archer përfshin bombardimin ajror-detar të pozicioneve të Huthive në Jemen.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)























Comments