top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI MANATI; LEZHË | GJERGJ VOCI DHE ARISELDO (SELDO) VOCI U SHPALLËN NË KËRKIM POLICOR; DANIEL PIKULI U PLAGOS ME ARMË ZJARRI.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
6 hours ago
2 min read

Fshati Manati, Lezhë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit shpallën në kërkim policor:

1- Z. Gjergj Voci, me moshë 47 vjeç.

2- Z. Ariseldo (Seldo) Voci, me moshë 23 vjeç (at e bir, banues në fshatin Tresh).


Ata konsiderohen të përfshirë në plagosjen me armë zjarri të:

1- Z. Daniel Pikuli, me moshë 31 vjeç.


Njoftim | Si rezultat i hetimeve intensive të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve ndaj Personit, të DVP Lezhë, në drejtimin e Prokurorisë, për autorësinë dhe rrethanat e plagosjes me armë zjarri, të shtetasit D. P., mesditën e djeshme, në fshatin Manati, u bë i mundur identifikimi i autorëve të dyshuar të plagosjes, shtetasve: B. Gj. alias B. V., 47 vjeç, dhe A. V., 23 vjeç (babë e bir), banues në fshatin Tresh, Lezhë.


Nga hetimet dyshohet se dje, rreth orës 13:10, këta dy shtetas, gjatë një konflikti për motive të dobëta, me shtetasin D. P., 31 vjeç, banues në Lezhë, kanë qëlluar me armë zjarri drejt tij.


Si pasojë është plagosur 31-vjeçari, i cili po merr mjekim në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.


Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar një automjet tip “BMW”, i cili dyshohet se është përdorur nga 2 autorët e dyshuar, për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.


Vijon puna intensive për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Recent Posts

See All

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page