FSHATI MANATI; LEZHË | DANIEL PIKULI MBETI I PLAGOSUR NGA TË SHTËNA ME ARMË ZJARRI.

Fshati Manati, Lezhë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Z. Daniel Pikuli, mbeti i plagosur nga të shtëna me armë zjarri.
Njoftim | Rreth orës 13:15, në fshatin Manati, Lezhë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi D. P., i cili është transportuar në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë janë në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet për kapjen e autorit/ëve.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit






Comments