GJERGJ KASTRIOT SKËNDERBEU KA LINDUR NË FSHATIN SINË TË DIBRËS | E POHOI INSTITUTI USHTARAK TURK.
- Erton Duka

- Oct 6, 2023
- 1 min read

Ankara, Turqi | Për herë të parë autoritetet shkencore të Republikës së Turqisë thyen heshtjen institucionale, lidhur me historinë e Gjergj Kastriot Skënderbeut, më konkretisht, për atë pjesë që lidhet me oigjinën e vendlindjes së tij. Instituti i Studimeve Ushtarake të Turqisë (Milli Savunma Universitesi-Universiteti i Mbrojtjes Kombëtare), kumtoi se: “Gjergj Kastrioti Skënderbeu u lind më 1405, në fshatin Sinë, të Dibrës.” Me një fjalë bien poshtë të tëra pretendimet e grekërve, serbëve, bullgarëve, maqedonëve, malazezëve, por edhe të vllehëve, që pretendonin gjithësecili se Gjergj Kastriot Skënderbeu i përkiste etnisë së tyre. Konsiderojeni çështje të mbyllur origjinën e Heroit Kombëtar të Shqiptarëve. Hajt, tungjatjeta. Nga z. Erton Duka. © Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

___.png)















Comments