GJEORGJI: TË SHTËNA NË NJË TREG NË RUSTAVI | 4 TË VDEKUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Feb 9, 2024
- 1 min read
Rustavi, Gjerorgji | Katër veta u vranë, dhe një tjetër u plagos, pas të shtënave në një treg në qytetin juglindor Rustavi të Gjeorgjisë, tha Ministria e Brendshme e Gjeorgjisë.
Sulmuesi është arrestuar në vendngjarje.
Ministria nuk bëri të ditur identitetin e të pandehurit, duke bërë të ditur vetëm se ai ka lindur në vitin 1988.
“Katër veta u vranë, mes të cilëve, edhe daja i të pandehurit, që punonte në treg. Një person, kushëriri i të pandehurit, ka mbetur i plagosur”, sqaron Ministria e Brendshme.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)


























Comments