top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GJENEVË | FILLUAN BISEDIMET E PARA SHBA-KINË PËR TARIFAT; PALA AMERIKANE PËRFAQËSOHET NGA SEKRETARI I THESARIT SKAT (SCOTT) BESSENT; PALA KINEZE NGA ZV/KRYEMINISTRI KINEZ HE LIFENG.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 6 hours ago
  • 2 min read

Gjenevë, Konfederata e Zvicrës | Bisedimet e drejtpërdrejta për çtensionim midis Shteteve të Bashkuara dhe Kinës kanë filluar në Gjenevë, të parat midis dy protagonistëve kryesorë në luftën globale të tarifave të nisur nga administrata Tramp (Trump).

 

Në takimin në qytetin zviceran morën pjesë sekretari i Thesarit të ShBA-ës, Skat (Scott) Bessent, përfaqësuesi i Tregtisë i ShBA-ës, Xhemison Griër (Jamieson Greer), dhe zv/kryeministri kinez, He Lifeng.

 

Bisedimet ekonomike dhe tregtare të nivelit të lartë midis Kinës dhe Shteteve të Bashkuara filluan në Gjenevë të Zvicrës në mëngjesin e datës 10 sipas orës vendore”, raportoi transmetuesi shtetëror kinez “CCTV”.

 

Tarifat e vendosura ndaj Pekinit që nga fillimi i vitit aktualisht arrijnë në 145%, me tarifat grumbulluese (kumulative) për disa mallra që arrijnë në një shifër marramendëse prej 245%.

 

Në hakmarrje, Kina vendosi tarifa prej 125 përqind mbi mallrat amerikane, duke çimentuar atë që është në fakt një embargo tregtare midis dy ekonomive më të mëdha në botë.

 

Dje, presidenti Tramp (Trump) la të kuptohej se mund të ulte tarifat shumë të larta mbi importet kineze, duke thënë në mediat sociale se një tarifë prej 80% mbi Kinën duket si gjëja e duhur për t’u bërë.

 

Sekretarja e tij e shtypit, Kerollain Levit (Karoline Leavitt), sqaroi më vonë se ai nuk do ta bënte këtë në mënyrë të njëanshme, duke shtuar se edhe Kina do të duhej të bënte lëshime.

 

Dje, zv/presidenti zviceran Gai (Guy) Parmelin, i cili, shërben edhe si ministër i Ekonomisë, sugjeroi që Uashingtoni dhe Pekini mund të pezullojnë në mënyrë reciproke tarifat doganore gjatë diskutimeve deri të dielën ose edhe të hënën.

 

Kjo varet nga palët, pasi e quajti dialogun e Gjenevës tashmë një fitore.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comentarios

Obtuvo 0 de 5 estrellas.
Aún no hay calificaciones

Agrega una calificación
bottom of page