GJENDET PAS 9 VITESH KOBURJA E GJENERAL PINOÇETIT | ISHTE NË DORËN E BANDAVE TË DROGËS.
- Agjencia Telegrafike Vox

- May 11, 2023
- 1 min read

Santiago, Kili | Gjatë një operacioni që solli dje arrestimin në Valdivia të Kilit, të rreth dhjetë anëtarëve të dy bandave rivale që i përkisnin trafikut të drogës, policia sekuestroi armë të ndryshme, përfshirë një pistoletë, e cila çuditërisht ishte regjistruar siç duhet në emër të Gjeneralit, August Pinoçetit (Augusto Pinochet). Arma, raporton radio BioBio, ishte përdorur nga një i ri 15-vjeçar, anëtar i njërës prej dy bandave në një përplasje zjarri, i cili më pas u arrestua, por armën e hodhi në një qese së bashku me një sasi droge gjatë arratisjes, në një oborr. Pistoleta, e kalibrit Pietro Beretta 380, e dorëzuar në polici nga banorët e ndërtesës, u raportua në një stacion policie në komunën e Lo Barnachea si e humbur më 8 maj 2014. Por ajo që i habiti vërtet hetuesit dhe ajo që u zbulua nga prokurorja Tatiana Eskivel (Tatiana Esquivel), gjatë seancës gjyqësore paraprake ndaj të pandehurit, shton transmetuesi radiofonik, është se ajo ishte regjistruar në përputhje me ligjet në emër të August pinoçet Ugartes (Augusto Pinochet Ugarte), gjeneralit përgjegjës për grusht shteti kundër Presidentit Salvador Alende (Salvador Allende), i cili vdiq më 10 dhjetor 2006 në Santiago de Kili.

___.png)











Comments