top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GAZË: TETË TË PLAGOSUR NË SULMIN USHTARAK IZRAELIT NDAJ KISHËS SË FAMILJES SË SHENJTË KU MBETI I PLAGOSUR IMZOT GABRIEL ROMANELLI.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 17, 2025
  • 2 min read

Gazë | Dy gratë e përfshira këtë mëngjes në sulmet izraelite në Kishën e Familjes së Shenjtë në Gaza, të cilat, fillimisht u menduan të vdekura nga burime pranë Patriarkanës sepse nuk treguan shenja jete, ishin të plagosura dhe tani janë shtruar në spital pasi u ringjallën.


Jeta e tyre është ende në rrezik dhe nuk e dimë nëse do t'ia dalin mbanë”, shpjeguan për agjencinë italiane të lajmeve “Ansa” burime pranë Patriarkanës Latine të Jerusalemit.


Në total, tetë veta u plagosën. Dy gra, dy burra të plagosur rëndë dhe katër të tjerë me lëndime më pak serioze, përfshirë famullitarin, At Gabriel Romanelli.


Izraeli thuhet se e justifikoi sulmin duke pretenduar se ishte gabim.


Sulmet izraelite në Gaza goditën edhe Kishën e Familjes së Shenjtë. Sulmet kundër popullsisë civile që Izraeli ka demonstruar prej muajsh janë të papranueshme. Asnjë veprim ushtarak nuk mund ta justifikojë një qëndrim të tillë”, deklaroi kryeministrja e Republikës së Italisë Xhorxha (Giorgia) Meloni.


Sulmet e ushtrisë izraelite kundër popullsisë civile në Gaza nuk janë më të pranueshme.


Në sulmet e mëngjesit të sotëm, u godit edhe Kisha e Familjes së Shenjtë në Gaza, një akt i rëndë kundër një vendi të krishterë adhurimi.


Ngushëllimet e mia më të thella shkojnë për Atin Romanelli, i cili u plagos gjatë sulmit.


Është koha të ndalemi dhe të gjejmë paqe”.


Kjo u shkrua në rrjetin social virtual Iks (X) nga Ministri italian i Jashtëm Antonio Tajani.


Dhjetëra palestinezë u vranë dhe u plagosën këtë mëngjes gjatë sulmeve ajrore izraelite në disa zona të Rripit të Gazës.


Korrespondenti i agjencisë palestineze të lajmeve “Wafa” raportoi se një burrë, gruaja e tij dhe pesë fëmijët e tyre u vranë kur avionët luftarakë izraelitë shënjestruan një shtëpi në Jabalia al-Balad, në veri të Rripit të Gazës.


Në lagjen al-Zeitoun, në juglindje të qytetit të Gazës, katër veta u vranë dhe të tjerë u plagosën në një sulm ndaj një shtëpie pranë shkollës Imam al-Shafi'i.


Një person tjetër u vra dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm ndaj një ndërtese në perëndim të qytetit të Gazës.


Në kampin e refugjatëve al-Nuseirat, katër palestinezë u vranë në një bombardim me artileri që shënjestroi një grup banorësh pranë fabrikës së vajit të ullirit Abu Odeh, në lindje të kampit.


Katër të tjerë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në një sulm izraelit ndaj një tendë që strehonte njerëz të zhvendosur brenda shkollës Abu Helou në kampin e refugjatëve al-Bureij, në Rripin qendror të Gazës.


Një person tjetër u vra në një sulm ndaj një tubimi qytetarësh pranë stacionit të benzinës Bahloul në lagjen al-Nasr, në perëndim të qytetit të Gazës.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

bottom of page