GAZË | ORGANIZATA TERRORISTE HAMAS NJOFTOI SHPËRBËRJEN E ORGANIT QË QEVERISTE RRIPIN E GAZËS PËR GATI DY DHJETËVJEÇARË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 10 hours ago
- 1 min read
Qyteti i Gazës | Organizata terroriste Hamas njoftoi shpërbërjen e organit që qeveriste Rripin e Gazës për gati dy dhjetëvjeçarë, duke i hapur rrugën një komiteti teknokratik për të zbatuar qeverisjen civile.
“Kreu i komitetit të emergjencës së qeverisë, Mohammed al-Farra, ka paraqitur zyrtarisht dorëheqjen e tij.
Gjithashtu ka vendosur të shpërndajë komitetin për të lehtësuar tranzicionin administrativ dhe qeveritar në Komitetin Kombëtar për Administrimin e Gazës (NCAG)”.
Kështu tha sekretari i shtypit i qeverisë së organizatës terroriste Hamas Ismail al-Thauabta (Thawabta), për agjencinë franceze të lajmeve “Afp”.
Ai pohoi gjatë një konference për shtyp para Spitalit Al-Shifa, se të gjitha procedurat administrative dhe ligjore për procesin e dorëzimit ishin përfunduar, duke specifikuar se këto hapa ishin paraqitur në mënyrë transparente fraksioneve dhe forcave palestineze, Komitetit Suprem të Klaneve dhe institucioneve të shoqërisë civile, në prani të një vëzhguesi që përfaqësonte Kombet e Bashkuara.
U sqarua se punonjësit e mbetur në agjencitë qeveritare janë vetëm personel teknik dhe profesional, dhe se ata do të mbajnë pozicionet e tyre për të shmangur çdo boshllëk administrativ që mund të rrezikojë ofrimin e shërbimeve për qytetarët, duke theksuar se ata janë punonjës shtetërorë të gatshëm të punojnë nën kujdesin dhe udhëzimin e Komitetit të ri Kombëtar, në përputhje me planin e dakordësuar në takimin e mëparshëm në Kajro.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)












Comments