GAZË: 20 TË VDEKUR + 200 TË PLAGOSUR (SIPAS MBROJTJES CIVILE TË DREJTUAR NGA ORGANIZATA TERRORISTE HAMAS).
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 16
- 1 min read

Gazë, Izrael | Mbrojtja Civile e Gazës, e drejtuar nga organizata terroriste Hamas, thotë se 20 veta që kërkonin ndihmë humanitare u vranë nga zjarri izraelit në Rripin jugor sot.
“Njëzet martirë dhe mbi 200 të plagosur nga të shtënat me armë zjarri nga okupatori u transferuan në spitalin fushor të Kryqit të Kuq në zonën Al-Mawasi, të Kan Junisit (Khan Yunis), pastaj në spitalin Nasser në Kan Junis”, tha për agjencinë e lajmeve “AFP” zëdhënësi i Mbrojtjes Civile, Mahmud Bassal.
“Njerëzit - shtoi ai - po prisnin të arrinin në një qendër ndihme në Rafah kur forcat okupuese hapën zjarr pranë rrethrrotullimit Al-Alam”.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments