GAZA TASHMË ËSHTË FERRI MBI TOKË.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Oct 31, 2023
- 1 min read

Gaza | Në 24 orët e fundit Rripi i Gazës është bombarduar me artileri. Sulmet e reja shkaktuan 50 vdekje të konfirmuara.
Sipas entit mediatik Al Jazeera, në al-Zawayda një familje prej 18 personash, përfshirë gjyshërit dhe nipërit u vranë, kur një sulm ajror goditi strehën ku ata po qëndronin.
Sirenat paralajmëruese bien edhe në Izrael, në zonën Eilat, në Detin e Kuq.
Sipas burimeve ushtarake izraelite, rreth 300 objektiva të Hamasit u goditën dhe komandanti i batalionit Beit Lahia, i Brigadës Veriore të Hamasit, Nasim Abu Ajina, i cili, drejtoi masakrën e 7 tetorit 2023, në kibucet e Erez-it, Moshav-it dhe të Netiv HaAsara-ës.
SITUATA E PENGJEVE.
Zëdhënësi i Hamasit i tha entit mediatik Al Jazeera se grupi është gati të përfundojë një marrëveshje shkëmbimi të të burgosurve me Izraelin.
Hamasi do të ishte i gatshëm “të lironte të gjithë të burgosurit e mbajtur prej tij, në këmbim të të gjithë atyre, që mbahen nga Izraeli.”
Zëdhënësi i milicisë shtoi se Hamasi shpreson “të përballet me betejën aktuale, duke u mbështetur në forcat e veta, dhe kapacitetin e rezistencës së popullit palestinez.”
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






















Comments