top of page
E BARDHË SHIRIT.png

GARA ÇIKLISTIKE “GIRO D'ITALIA” U PËRMBYLL NË ROMË: ÇIKLISTI BRITANIK SAIMN JEITS (SIMON YATES) TRIUMFOI NË CIRKUS MAKSIMUS (CIRCUS MAXIMUS) DHE BËRI TË TIJIN “TROFEO SENZA FINE”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • 2 days ago
  • 2 min read

Romë, Itali | Gara çiklistike “Giro d'Italia” përmbylli fazën e Romës dhe në vijën e fundit të finishit të Cirkus Maksimusit (Circus Maximus) u kurorëzua Saimn Jeits (Simon Yates), me moshë 32 vjeç, i cili, bëhet britaniku i tretë pas çiklistit Frum (Froome) në vitin 2018 dhe pas çiklistit Geoghegan Hart në vitin 2020 që shkruan emrin e tij në listën e nderit të Giro-s dhe merr “Trofeo senza Fine” në fund të një gare që ka ofruar momente të pabesueshme.


Çdo ditë, që kur u bëra profesionist, doja të fitoja garat e mëdha. Fitorja e Giro-s është më e mira që mund të ekzistojë në këtë sport dhe tani ëndrra është bërë realitet”, ishin fjalët e tij në konferencën për shtyp që nuk mundën ta fshehnin emocionin e një here të parë të ëndërruar prej kohësh dhe për këtë arsye, edhe më të ëmbël.


Jam në një ekip që di të fitojë gara të mëdha, kam pasur kaq shumë zhgënjime në karrierën time, madje kam menduar të heq dorë, por kurrë nuk u dorëzova.


Jam pothuajse 33 vjeç dhe krahasuar me vitet e kaluara kam pasur më pak fat të keq, tani jam me fanellën rozë dhe nuk mendoj se kam ndjerë ndonjëherë diçka si dje, kur e vesha.


Ende nuk mund ta besoj që ia dola”, tha anglezi, i cili, në paradën romake midis Koloseut dhe Cirkus Maksimusit (Circus Maximus), pati gjithashtu mundësinë të merrte pjesë në një copëz historie të Giro d'Italia.


Në fakt, karvani i vrapuesve kaloi nëpër Qytetin e Vatikanit, duke u ndalur për të takuar Papa Leon XIV-të.


Një moment që vetë çiklisti Jeits (Yates) nuk ngurroi ta përcaktojë si të pabesueshëm për të dhe për të gjithë vrapuesit.


Nuk e kishim idenë se do të ndaleshim, por ishte mirë të ishim atje dhe të ishim pjesë e këtij momenti”, pranoi ai.


Së fundmi, ai shprehu një mendim për rivalin e madh të këtij turneu, çiklistin Isak (Isaac) Del Toro, i cili, e kishte në dorë Giro-n deri në fazën parafundit.


Ai ka një të ardhme të shkëlqyer përpara, është tashmë ndër më të mirët në botë, do të kthehet dhe do të ketë shanse të tjera për të fituar.


Por, këtë vit, është Jeits (Yates) ai që merr fanellën rozë, duke përmbushur një ëndërr që e ka ndjekur gjatë gjithë karrierës së tij”, tha ai.

 

Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page