IRAN | UDHËHEQËSI SUPREM MOXHTABA (MOJTABA) KHAMENEI: MARINA E IRANIT ËSHTË GATI TË SHKAKTOJË DISFATA TË HIDHURA.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 2 hours ago
- 1 min read
Teheran, Iran | “Ashtu si dronët e Ushtrisë Iraniane i godasin si rrufe vrasësit amerikanë dhe sionistë, edhe marina e saj e guximshme është e gatshme t'u shkaktojë disfata të reja të hidhura armiqve të saj”.
Kështu thuhet në një mesazh nga Udhëheqësi Suprem i Iranit, Moxhtaba (Mojtaba) Khamenei, i botuar me rastin e përvjetorit të krijimit të Ushtrisë së Republikës Islamike të Iranit, më 29 Farvardin (18 Prill 2026).
“Ushtria është si një fëmijë i kombit, e lindur nga zemra e shtëpive të popullit.
Ushtria ka arritur një sukses epik duke u përballur me planet e liga të Shteteve të Bashkuara, pasardhësve të tiranit Pahlavi dhe separatistëve që donin një Iran të ndarë.
Ushtria e Republikës Islamike të Iranit tani po mbron me guxim tokën, ujërat dhe flamurin që i përkasin asaj.
Ushtria iraniane lufton krah për krah me shokët e saj nga forcat e tjera të armatosura, kundër dy ushtrive kryesore të mosbesimit dhe arrogancës.
Dhe Ushtria Islamike i ka ekspozuar botës dobësinë dhe poshtërimin e këtyre ushtrive”, thuhet në mesazh.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)














Comments