top of page
E BARDHË SHIRIT.png

NJOFTIM NGA POLICIA E SHTETIT DHE ARRSH-ja MBI NDALIMIN E QARKULLIMIT TË AUTOMJETEVE MBI “URËN E MILOTIT”.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 26
  • 2 min read
ree

Lezhë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit kumtuan se:

1- Automjetet që qarkullojnë përgjatë aksit rrugor kombëtar “Lezhë-Milot”, duhet që të ndjekin sinjalistikën e vendosur në drejtim të Rubikut, për të dalë në Rrugën e Kombit dhe anasjelltas.


Mbyllja e urës së vjetër mbi lumin Mat në Milot ka shtuar ndjeshëm fluksin e automjeteve përgjatë aksit rrugor “Tiranë-Fushë-Milot–Lezhë” duke shkaktuar trafik të rënduar dhe shpeshherë bllokim në qarkullim.


Shefi i Qarkullimit Rrugor në Policinë Vendore të Lezhës, Valentin Nikolli, deklaron se është ngritur një grup pune për të shqyrtuar mundësinë e një ndërhyrjeje emergjente në këtë urë, me qëllim që të rihapet provizorisht për kalimin e mjeteve të vogla.


Lidhur me mbylljen e urës mbi lumin Mat ka reaguar zyrtarisht edhe Autoriteti Rrugor Shqiptar.


Sipas njoftimit të ARRSH-së, kalimi në këtë urë përbën një rrezik serioz, pasi janë dëmtuar themelet e saj.

 

Ura auto-hekurudhore e Milotit, me një gjatësi prej 788 metrash, paraqet një rrezik serioz për qëndrueshmërinë dhe sigurinë e kalimit, si pasojë e:

* dëmtimeve të konsiderueshme në themelet mbështetëse,

* erozionit të theksuar në bazament, për shkak të shfrytëzimit të pakontrolluar të zhavorrit të lumit,

* dhe gërryerjeve në të gjithë shtratin lumor”.


Bazuar në ekspertizën teknike dhe duke marrë parasysh trafikun e rënduar, veçanërisht gjatë sezonit veror, është marrë vendimi për mbylljen e plotë të urës dhe ndërprerjen e qarkullimit, deri në përfundim të projektit të ndërhyrjes emergjente që po hartohet nga ARRSH në bashkëpunim me Universitetin Politeknik të Tiranës.


Kjo ndërhyrje pritet të nisë menjëherë në ditët në vijim.


Ndërtimi i një ure krejtësisht të re është parashikuar nga ARRSH si pjesë e programit “100 Ura”, i cili realizohet me mbështetjen e Bankës Botërore.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page