top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FUSHË-KRUJË | NJË OBJEKTI NË PËRDORIM NGA DONALD LUKA IU VENDOS LËNDË PLASËSE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jun 27
  • 1 min read
ree

Fushë-Krujë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit konstatuan se:

1- Rreth orës 02:15, në aksin rrugor “Fushë Krujë-Derven”, në hyrjen e dyqanit në përdorim nga z. Donald Luka, me moshë rreth 30 vjeç, ka shpërthyer një sasi e vogël dyshohet lëndë plasese, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.


Objekti të cilit iu vendos lëndë plasëse përdorej për përpunim dhe shitje mishi.


Z. Donald Luka dhe vëllai i tij z. Ernest Luka u përfshinë në kryerje aktesh kriminale ndaj z. Indrit Çela (me profesion kuzhinier), në vitin 2022.


Në lidhje me ngjarjen kriminale Policia e Shtetit shpalli në kërkim policor:

1- Z. Donald Luka.


Arrestoi:

1- Z. Ernest Luka.

2- Z. Llesh Luka (i ati), sepse, gjatë kontrollit në banesën e tyre u konstatua se kultivoheshin bimë narkotike.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page