FSHATI KRASTË; FUSHË-KRUJË | NDAJ LOKALIT TË MONDI VOGËS U SHTI ME ARMË ZJARRI.
- Agjencia Telegrafike Vox

- Jun 20
- 1 min read

Fshati Krastë, Fushë-Krujë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën informacion se:
1- Rreth orës 01:10, u shti me armë zjarri në drejtim të lokalit të z. Mondi Voga, i gjendur në fshatin Krastë, Fushë Krujë, ku si pasojë ka patur vetëm dëme materiale.
Z. Mondi Voga është ish-shoferi i deputetit të Partisë Demokratike të Shqipërisë Arjan Ndoja.
Z. Voga ka qenë i arrestuar më parë nga strukturat e Policisë së Shtetit në vitin 2020 sepse u kap me armë zjarri në automjet të blinduar.
Ai është akuzuar se ka ushtruar dhunë fizike mbi avokatin Ilia Ilia (në Durrës).
Në lidhje me ngjarjen kriminale i ati i z. Voga denoncoi se i biri e dhunoi fizikisht avokatin Ilia i nxitur shtyrë nga ish-prokurori Ndoja.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit









___.png)


















































Comments