top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FUSHË-KRUJË | POLICIA E SHTETIT MORI DIJENI SE NJË SHPËRTHIM NGJAU NË MBRËMJE (28.05.2025) PRANË INSTITUCIONIT TË EKZEKUTIMIT TË VENDIMEVE PENALE TË SIGURISË SË LARTË NË FUSHË-KRUJË.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • May 27
  • 1 min read
ree

Fushë-Krujë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit mori dijeni se:

1- Një shpërthim ngjau në mbrëmje (28.05.2025) pranë Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale të Sigurisë së Lartë në Fushë-Krujë.


Njoftim | Krujë/Informacion paraprak.


Rreth orës 22:45, ka ardhur një telefonatë në sallën operative të DVP Tiranë, se është dëgjuar një shpërthim brenda perimetrit të IEVP Fushë-Krujë.


Nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar dhe as dëme materiale.


Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të rastit dhe përcaktimin e llojit të shpërthimit, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page