FSHATI POLOVISHT; MALIQ | LEONARD XHEMOLLARI DHE GENTIAN MUÇO U ARRESTUAN | U SHPALLËN NË KËRKIM POLICOR REXHILDO BERBERI DHE ABIDIN GURAJ || HASHASH.
- Agjencia Telegrafike Vox
- 9 hours ago
- 3 min read

Fshati Polovisht, Maliq, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:
1- Z. Leonard Xhemollari.
2- Z. Gentian Muço.
Shpallën në kërkim policor:
1- Z. Rexhildo Berberi.
2- Z. Abidin Guraj.
Njoftim | DVP Korçë.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Grupi”, i zhvilluar nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Korçës.
Pas hetimesh të thelluara me metoda proaktive, identifikohen financuesit dhe organizatorët e kultivimit, prodhimit dhe trafikimit të kanabisit në territorin e fshatit Polovisht, në Maliq.
Lënda narkotike e prodhuar magazinohej në fshatin Voskop, Korçë, ku kryhej procesi i tharjes dhe i përpunimit, me qëllim transportimin e saj drejt shtetit grek.
Vihen në pranga 2 financuesit e kultivimit, si dhe shpallen në kërkim 2 organizatorët e trafikimit, të katër krerët e një grupi kriminal.
Dy shtetasit e shpallur në kërkim janë organizatorë të trafikimit të lëndëve narkotike në 4 raste të mëparshme, të goditura nga Policia.
Në cilësinë e provës materiale, pjesëtarëve të grupit iu sekuestruan fenelina policie, pajisje GPS, pajisje gjurmimi, kamera dhe pajisje regjistrimi të fshehta, targa automjetesh, USB, karta memorie, DVR, laptop, dron, kontrata shitblerjeje dhe përdorimi të automjeteve të ndryshme.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit R. B., të shpallur në kërkim, në katin e parë të banesës u zbulua një ambient i përshtatur për modifikimin e automjeteve.
Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të veprimtarisë kriminale të prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, të rasteve të ndodhura më parë dhe të goditura nga Policia, si rezultat i hetimeve të thelluara ku u siguruan prova për financuesit dhe organizatorët, specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Korçës, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Grupi”.
Në kuadër të operacionit u kapën dy financuesit e kultivimit të kanabisit, konkretisht shtetasit L. XH., 45 vjeç, banues në Maliq, dhe G. M., 48 vjeç, banues në Korçë, si dhe u shpallën në kërkim shtetasit R. B., 42 vjeç, dhe A. G., 35 vjeç, banues në Korçë, organizatorë të trafikimit të kanabisit në katër raste të goditura më parë nga Policia:
Ngjarja e datës 08.06.2025, ku u arrestua në flagrancë shtetasi V. B., që u kap me 6 kg lëndë narkotike të dyshuar heroinë, në PKK Kapështicë;
Ngjarja e datës 25.04.2024, ku u arrestuan shtetasit K. SH. dhe H. M., të cilët u kapën me një sasi prej 12.5 kg lëndë narkotike, e dyshuar kanabis;
Ngjarja e datës 23.09.2023, ku u arrestua shtetasi K. K., në qytetin e Pogradecit, me një sasi prej 52.6 kg lëndë narkotike, kanabis;
Ngjarja e datës 27.11.2023, ku u arrestuan shtetasit L. L. dhe S. P., dhe u kap në shtetin grek një sasi prej 26 kg lëndë narkotike.
Të katër këta shtetas dyshohet se, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në fshatin Polovisht–Maliq, kanë kultivuar bimë narkotike dhe e kanë magazinuar në fshatin Voskop, Korçë, ku kryhej procesi i tharjes dhe i përpunimit, dhe më pas do të bëhej transportimi i saj drejt shtetit grek.
Operacioni vijon për identifikimin dhe dokumentimin e përfshirjes së personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje kriminale.
Materialet procedurale u referuan në Prokurori për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Trafikimi i narkotikëve", thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit
Comments