top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI XHUXHË; MIRDITË | FABIAN MARKU U ARRESTUA; 60 RRËNJË HASHASH.

Writer: Agjencia Telegrafike Vox
Agjencia Telegrafike Vox
17 hours ago
1 min read

Fshati Xhuxhë, Mirditë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Fabian Marku, me moshë 37 vjeç.


Njoftim | Mirditë.


Finalizohet operacioni i koduar “Droni”.


U konstatua nëpërmjet monitorimit me dron, teksa kujdesej për bimët narkotike që kishte kultivuar në mes të pyllit, në fshatin Xhuxhë.


Vihet në pranga 37-vjeçari.


Asgjësohen dhjetëra bimë narkotike.


Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mirditë, si rezultat i kontrolleve me dronë në zona të thella malore, me objektiv parandalimin dhe goditjen e kultivimit të bimëve narkotike, finalizuan operacionin e koduar “Droni”, gjatë të cilit u vu në pranga shtetasi F. M., 37 vjeç, banues në fshatin Xhuxhë.


37-vjeçari dyshohet se kishte kultivuar 60 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, në zonën e pyllëzuar të fshatit dhe në afërsi të banesës së tij.


Pjesa më e madhe e bimëve narkotike u asgjësuan nëpërmjet djegies, ndërsa një pjesë e vogël u sekuestrua me cilësinë e provës materiale.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating

LAJM RRUFE | BREAKING NEWS

Donate with PayPal
bottom of page