FSHATI NDËRFUSHAS; MIRDITË | VIKTOR BARDHI U KONSTATUA I VDEKUR NGA PLAGË TË SHKAKTUARA ME ARMË ZJARRI; VAZHDON HASMËRIA MES FISEVE NË RRËSHEN.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 52 minutes ago
- 1 min read
Fshati Ndërfushas, Mirditë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se:
1- Z. Viktor Bardhi, me moshë 65 vjeç, u konstatua i vdekur; nga plagë të shkaktuara me armë zjarri.
Në lidhje me rastin po hetohet për:
1- Vrasje.
Një automjet i djegur u sekuestrua në funksion të shpënies përpara të hetimeve penale paraprake.
I ndjeri është i vëllai i z. Martin Bardhi, i cili u vra në vitin 2023 në Rrëshen; ky i fundit është konsideruar si i përfshirë në përpjekje për vrasjen e:
1- Z. Saimir Reçi (nip i z. Kastriot Reçi; edhe ky i vrarë).
Njoftim | Mirditë.
Informacion paraprak.
Rreth orës 09:00, në fshatin Ndërfushas, është gjetur i pajetë në automjetin e tij, shtetasi V. B., rreth 65 vjeç, i cili dyshohet se është vrarë me armë zjarri.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)





Comments