FSHATI KURBNESH; MIRDITË | KLAUDIO (CLAUDIO) NDOJ VDIQ NË AKSIDENT AUTOMOBILISTIK; ARLI KAÇORRI MBETI I PLAGOSUR.
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 1 min read
Fshati Kurbnesh, Mirditë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit morën dijeni se si pasojë e një aksidenti automobilistik që ngjau në aksin rrugor “Lurë-Rrëshen” mbeti i vdekur:
1- Z. Klaudio (Claudio) Ndoj, me moshë 20 vjeç.
Të plagosur mbetën:
1- Z. Arli Kaçorri, me moshë 20 vjeç.
2- Një subjekt i mitur (mashkull), me moshë 15 vjeç.
Në lidhje me rastin po zhvillohen hetime penale paraprake për të zbuluar dhe dokumentuar shkresërisht shkaqet dhe dinamikën e aksidentit automobilistik tragjik.
Njoftim | Në aksin rrugor Lurë-Rrëshen, në fshatin Kurbnesh, Mirditë, automjeti që drejtohej nga shtetasi A. K., rreth 20 vjeç, ka dalë nga rruga.
Si pasojë, shtetasi C. N., rreth 20 vjeç, pasagjer në automjet, ka ndërruar jetë.
Ndërkohë, drejtuesi i automjetit, shtetasi A. K., 20 vjeç, dhe pasagjeri tjetër, i mitur, rreth 15 vjeç, janë transportuar me helikopter drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit, u tha në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)






Comments