RRUGA “IDRIZ ALIDHIMA”; SARANDË | RENATO MAKRI DHE ILIR PRENGA U ARRESTUAN; TREGTARË DROGE ME PAKICË (NJË KG HASHASH).
- Agjencia Telegrafike Vox

- 1 hour ago
- 2 min read

Rruga “Idriz Alidhima”, Sarandë, Shqipëri | Në funksion të luftës institucionale ndaj Agjenturës së Krimit Ordiner strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestan:
1- Z. Renato Makri, me moshë 51 vjeç.
2- Z. Ilir Prenga, me moshë 22-vjeç.
Njoftim | Sarandë.
Finalizohet operacioni policor i koduar “Kamuflimi”, goditet një rast i prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
Arrestohen në flagrancë 2 shtetas.
Goditet një bazë shpërndarjeje e maskuar si lavazh automjetesh.
Sekuestrohet rreth 1 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe sende të tjera të kundërligjshme.
Në vijim të operacioneve të pandërprera për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, pas një pune intensive operative dhe hetimore, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Kamuflimi”.
Si rezultat i këtij operacioni, u bë e mundur kapja në flagrancë e shtetasve R. M., 51 vjeç dhe I. P., 22 vjeç, banues në Sarandë.
Nga veprimet hetimore rezultoi se këta shtetas ushtronin veprimtari të paligjshme në fushën e shitjes së lëndëve narkotike, në ambientet e një lavazhi automjetesh, në rrugën “Idriz Alidhima”, Sarandë, të cilin e kishin përshtatur si bazë për shpërndarjen e lëndëve narkotike.
Gjatë kontrollit të ushtruar në këtë ambient, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, rreth 1 kg lëndë narkotike cannabis sativa, si dhe sende të tjera që shërbenin për ndarjen dhe ambalazhimin e saj, konkretisht: 2 targa automjetesh, 1 targë motomjeti dhe letër alumini.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.
Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.
Nga z. Erton Duka.
© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox
Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

___.png)



















Comments