top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI VOSKOPOJË; KORÇË | IBRAHIM KRUJA U ARRESTUA; U PROCEDUAN PENALISHT IDLIR LEMILLARI; EMIL KAFEXHIU; U ÇEL HETIM DISIPLINOR PËR PUNONJËSIT E POLICISË SË SHTETIT || NDËRTIM PA LEJE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Jul 12
  • 2 min read
ree

Fshati Voskopojë, Korçë, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Ibrahim Kruja.


Proceduan penalisht:

1- Z. Idlir Lemillari, me moshë 54 vjeç.

2- Z. Emil Kafexhiu, me moshë 36 vjeç.


Njoftim | Korçë- Ndërtoi pa leje në zonën e Voskopojës, arrestohet administratori i subjektit.


Procedohen penalisht 2 punonjës të IMT-së së Bashkisë Korçë.


Pezullohen dhe procedohen disiplinarisht disa efektivë të Policisë së Shtetit.


Në zbatim të detyrave të dhëna nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për kontroll të imtësishëm të territorit me qëllim evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, bazuar në informacion të siguruar në rrugë operative, arrestuan në flagrancë shtetasin I. K., 63 vjeç, administrator i një subjekti privat.


Ky shtetas dyshohet se kishte ndërtuar pa leje disa bazamente betoni në aksin rrugor Korçë-Voskopojë, me qëllim ndërtimin e godinave, pa u pajisur me dokumentacionin përkatës.


Gjithashtu, janë proceduar penalisht shtetasit I. L., 54 vjeç dhe E. K., 36 vjeç, me detyrë Kryeinspektor dhe Inspektor në IMT-në e Bashkisë Korçë, të cilët dyshohet se kanë shpërdoruar detyrën duke mos kryer kontrollet përkatëse dhe duke mos njoftuar Policinë në kohën e duhur.


Në vijim të veprimeve, janë pezulluar nga detyra dhe ndaj tyre ka nisur ecuria e rëndë disiplinore për Inspektor A. B., me detyrë ndihmës/specialist i rendit (SPZ) dhe Nënkomisar E. P., me detyrë Specialist për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Korçë.


Njëkohësisht ka nisur ecuria e rëndë disiplinore për Nënkomisar P. B., me detyrë koordinator i ndihmës/specialistëve të rendit në zonë.


Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit po vijon hetimin e thelluar disiplinor për këtë rast.


Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për qytetarët që të mos ndërmarrin ndërtime pa leje dhe për administratorët apo pronarët e bizneseve që të mos zënë në mënyrë të paligjshme hapësirat publike, pasi do të përballen me ligjin, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page