top of page
E BARDHË SHIRIT.png

FSHATI VERMOSH; MALËSI E MADHE | FREDERIK NACAJ U ARRESTUA; GJYKATA E UDINES I KISHTE SHQIPTUAR DËNIM PENAL ME 4 VJET + 2 MUAJ BURG PËR DHUNË NË FAMILJE.

  • Writer: Agjencia Telegrafike Vox
    Agjencia Telegrafike Vox
  • Oct 30
  • 1 min read
ree

Fshati Vermosh, Malësi e Madhe, Shqipëri | Strukturat vendore të Policisë së Shtetit arrestuan:

1- Z. Frederik Nacaj, me moshë 58 vjeç, banues në fshatin Vermosh.


Njoftim | Malësi e Madhe.


Kapet 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.


I dënuar nga autoritetet italiane, me 4 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”, kapet dhe arrestohet me qëllim ekstradimin, 58-vjeçari.


Në vijim të kontrolleve të kryera bazuar në inteligjencën policore, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e shkëmbyera me Interpol Tiranën, shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe kanë kapur në fshatin Vermosh dhe kanë arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali, shtetasin:

F. N., 58 vjeç, banues në fshatin Vermosh.


Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Udines, Itali, e ka dënuar me 4 vjet e 2 muaj burgim, për veprën penale “Dhuna në familje”.


Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, do të kryejnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi, në Itali, thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit.


Shënim: Çdo subjekt i përmendur në përmbajtjen e këtij artikulli, mbështetur mbi parimin kombëtar procedurial penal dhe universal të prezumimit të pafajsisë, konsiderohet i pafajshëm penalisht, gjer në çastin kur ndaj tij, nga autoritetet kompetente shqiptare ose të huaja, do të jepet një vendim penal, i formës së prerë.


Nga z. Erton Duka.

© Copyright | Agjencia Telegrafike Vox

Ne të njohim me botën | www.007vox.com | Burimi yt i informacionit

 
 
 

Comments

Rated 0 out of 5 stars.
No ratings yet

Add a rating
bottom of page